Shpërndante kokainë me makinë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari në Durrës

8 Gusht, 10:10 | Përditesimi: 8 Gusht, 10:10

Një aktivitet ilegal për shitjen e kokainës në Durrës, është goditur nga policia gjatë aksionit të koduar “Il Punto”.

Në pranga ra 43-vjeçari Jorgent Dhima, i cili u kap në flagrancë brenda makinës së tij me disa doza kokaine.

Në total u sekuestrua 250 gramë kokainë, që do të shitej përmes dozave në lagje të ndryshme të Durrësit, si dhe në zonën e plazhit.

E.H/Shqiptarja.com