Shpërthen paketa elektrike në shkollën 9-vjeçare në Laç! Tym e flakë në ambientet e brendshme, evakuohen nxënësit dhe mësuesit

24 Shkurt 2022, 12:21 | Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 12:21

Menjëherë janë evakuuar nxënësit dhe mësuesit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit duke shuar flakët. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Mësohet se ka nisur një hetim lidhur me shkaqet e zjarrit.

r.k./Shqiptarja.com