Shpërthimi i fuqishëm në Lungomare në Vlorë, dyshohet për atentat me eksplosiv ndaj një personi! Dyshohet për një të lënduar

19 Dhjetor 2021, 15:37 | Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 18:59

VLORË- Një shpërthim i fortë ka "tronditur" Lungomaren disa minuta më parë, ndërsa dyshohet se ka një të lënduar. Sipas burimeve për Report Tv dyshohet se i është bërë atentat një personi me eksplosiv dhe paraprakisht dyshohet për një të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në vijën e dytë të Lungomares, ndërsa është bërë me dije se është dëgjuar  shumë fortë nga banorët.

KT/Shqiptarja.com