Shpërthimi me tritol i apartamentit mbrëmë në Fier, banorët e zonës: Ishte i fuqishëm! Pronari jeton jashtë prej vitesh, nuk ka pasur konflikte

27 Nëntor 2021, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2021-11-27 14:36:05

Shpërthimi me tritol që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në një apartament në Fier ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale. Report Tv ka siguruar pas shpërthimit ku duket se lënda plasëse ishte vendosur në derën e apartamentit. Fqinjët thonë për Report Tv, se pronari i apartamentit Asqeri Hyskaj jeton prej vitesh në Itali dhe sipas tyre nuk ka pasur konflikte me njeri.