Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar deklaratat se Shqipëria nuk ka dhënë ndihmë konkrete ndaj Ukrainës, duke thënë se ato bëhen vetëm me qëllim për të sulmuar qeverinë. Në një postim në Twitter ai shkruan se Shqipëria e ka dhënë ndihmën ndër të parët, dhe kjo, jo për të luftuar me me ata që i quan gratanongratat e Tiranës. Report Tv mëson se qeveria shqiptare e ka furnizuar ushtrinë me municione.
“'Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t'u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës! Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB, kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO, kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës.'- shkruan Rama.