Shqipëria mbyll mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Hasani: Ishim një zë i fortë dhe i besueshëm, rritëm profilin e vendit në arenën ndërkombëtare

31 Dhjetor 2023, 12:26

Shqipëria ka mbyllur ditën e sotme zyrtarisht mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke përfunduar kështu një prej arritjeve më madhore të diplomacisë shqiptare, që krijimit të shtetit. Pikat më të forta të këtij mandati ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani i renditi përmes një videomesazh pikërisht nga salla e mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit.