Shqipëria mikpret stërvitjen amerikane pas 25 prillit, Palmer dhe Kim: S'ka lidhje me zgjedhjet, koha u caktua para se Meta të dekretonte datën

7 Prill 2021, 07:30

Mbi 3 mijë ushtarë amerikanë vijnë në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 prillit, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e shtetit shqiptar. Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në Shqipëri, nën drejtimin e ushtrisë amerikane, ku do të demonstrojë aftësitë edhe ushtria shqiptare.