Shqipëria nis sot mandatin në Këshillit të Sigurimit të OKB! Ministria e Jashtme: Do e përdorim këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës

1 Janar 2022, 10:46 | Përditesimi: 1 Janar 2022, 17:47

Shqipëria nga 1 janari 2022 do të ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka teksa uroi një vit të mbarë tha se Shqipëria do e përdor këtë mandat të saj si anëtare e jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit si mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, pasi kjo është një kauzë e shenjtë për vendin tonë.

r.k./Shqiptarja.com