Shqipëria, perlë mesdhetare! Rama: E thotë gjiganti botëror CNN, e rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë

30 Maj 2023, 14:24

Shqipëria, perlë mesdhetare. Një nga 12 destinacionet që duhet vizituar këtë verë”. Kështu shkruan prestigjiozja amerikane CNN.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar artikullin dhe shkruan se CNN e rendit Shqipërinë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.