Shqipëria satelitë në orbitë, Rama: Shumë shpejt! Jo për ofensiva ushtarake apo kërkime në Mars, por për të monitoruar në kohë reale territorin e vendit

15 Tetor 2021, 10:40 | Përditesimi: 15 Tetor 2021, 10:40

Kryeministri Edi Rama habiti jo pak një ditë më parë kur deklaroi ambicien që Shqipëria të ketë dy satelitë në orbitë, ndërsa ditën e sotme ka theksuar edhe njëherë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt. Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë e PS, Rama theksoi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit.

Ai theksoi se Shqipëria nuk do të dërgojë satelitë në orbitë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, teksa shtoi se do të shpërbejnë për çështje civile të vendit, duke përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar.

r.k./Shqiptarja.com