Shqipëria 'trampolina' e sirianëve drejt ‘tokës së premtuar’! Drejtori i Migracionit për Report Tv: 19 mijë emigrantë u kapën në 2021

20 Janar 2022, 17:56 | Përditesimi: 20 Janar 2022, 17:56

Fluksi i emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, mbetet ende në nivele të larta. Drejtori i Migracionit dhe Kufirit Eduard Merkaj, thotë në Report Tv se vitin e kaluar janë kapur 19 mijë emigrantë, ndërsa pak prej tyre mbërrijnë në destinacionin e synuar. Në shumë raste ata ndihmohen nga shqiptarët kundrejt një pagese qindra euroshe.

AV/Shqiptarja.com