'Shqipja pa gegnishten, si shqipja pa toskërishten', shkrimtari Primo Shllaku: Gjuha s'rritet me krasitje, por unifikim! Studiuesja Shehri: Gegnishtja, nuk zhduket asnjëherë

15 Tetor 2021, 11:35

Për më shumë se 5 shekuj histori të shkuar, ndër emblemat e letërsisë së shkruar shqipe mbetet edhe gegnishtja që fillon me librin “Meshari “ të famulltarit shqiptar Don Gjon Buzukut 1555 për të ardhur deri tek shkrimtarët bashkëkohës verior që ende ruajnë rrënjët e saj me krijimtarinë e tyre letrare. Se ku qëndron vendi i gegnishtes sot në letërsinë shqipe në raport me standardin, kanë folur shkrimtarët Primo Shllaku, Liridon Mulaj dhe studiuesja Dhurata Shehri.