Shqiptarët të pakënaqur me veprimet e opozitës përballë qeverisë Rama

18 Shkurt 2021, 23:17 | Përditesimi i fundit: 2021-02-18 23:36:42

Në sondazhin e tretë të institutit  italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, kanë pyetur qytetarët shqiptarë në lidhje me vlerësimin e veprimeve të opozitës përballë qeverisë Rama në mandatin e dytë. Nga përgjigjet shqiptarët janë të pakënaqur ku 54 % e kanë cilësuar si veprime të dobëta dhe vetëm 46 % e tyre mendojnë se ata janë të mjaftueshme.