Shqiptarja Jeta Gani nga Izraeli: Kemi 20 vite që vuajmë nga Irani, situata është e vështirë, çdo gjë është mbyllur këto ditë

16 Qershor, 22:25 | Përditesimi: 16 Qershor, 22:25

Shqiptarja që jeton në Izrael Jeta Gani, tha se situata në vend po përkeqësohet pas sulmeve të fundit nga Irani.

Ajo theksoi se spitalet dhe supermarketet vazhdojnë të qëndrojnë të hapura, ndërsa shkollat dhe institucionet e tjera janë të gjitha të mbyllura.

‘Po kanë filluar sot pasdite dhe kishim njoftim që të ishim afër dhomave të strehimit. Ndërsa në veri të vendit ka pasur dy herë. Spitalet janë të hapura dhe funksionojnë dhe supermarketet, ndërsa shkollat dhe institucionet e tjera janë të mbyllura. Është një gjendje e vështirë që kemi kaluar në 20 vitet e fundit. Kemi kaluar shumë luftra dhe bërryli kryesor ka qenë Irani’, tha ajo.

Ajo tha se qëllimi i Izraelit është që të mbrojë popullin e tij.

A.A/Shqiptarja.com