Shqiptarja.com i zbuloi skandalin, pasurinë marramendëse dhe karrierën, tërhiqet gjyqtari Agron Zhukri, që u zgjodh për të gjykuar Statutin e Berishës

17 Dhjetor 2021, 15:29 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 15:29

Agron Zhukri, gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të PD, miratuar në Kuvendin e Partisë Demokratike, thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021, në stadiumin kombëtar, është tërhequr nga çështja. Vendimi i tij është marrë pasi Shqiptarja.com denoncoi dosjen e karrierës së tij dhe pasurinë marramendëse.

    r.k./Shqiptarja.com