'Shtëpi bari' në Bërdicë të Shkodrës, në pranga 5 punonjës të OSHEE dhe 3 të tjerë! Sekuestrohen 2 mijë rrënjë kanabis

15 Janar 2022, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2022-01-15 14:07:25

Policia e Shkodrës ka zbuluar mbrëmjen e kaluar një laborator droge në njësinë Bërdicë në një shtëpi. Mësohet se janë arrestuar 8 shtetas mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE. Tre persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës në laboratorin e drogës dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.