Shtëpi plot me drogë në Ndroq, lihet në burg punëtori i kanabisit! Ofroi 3000 euro garanci, nuk iu pranua! 'Arrest shtëpie' për faturistin e elektriçistin

14 Shkurt 2022, 15:16 | Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 15:16

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eriban Dajën, personin që u gjet brenda në 'shtëpinë e barit' të zbuluar në fshatin Pinet në Ndroq të Tiranës. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të lërë garanci 3000 euro për të qenë i lirë për gjykata nuk ia ka pranuar.  Ndërkohë që lihen në arrest shtëpie faturisti Erjon Mema dhe elektricisti Qemal Hasa.

  •  

AV/Shqiptarja.com