Shtëpi të zhytura nën ujë, qindra hektarë tokë të shkatërruara, Report Tv sjell pamjet me dron, çfarë po ndodh në Fier nga përmbytjet

12 Dhjetor 2021, 14:35 | Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 14:35

Pamjet që kanë mbetur pas përmbytjeve për shkak të daljes nga shtrati të lumit Bosnjë janë të trishta. Report sjell pamje me dron nga Fieri, ku vendi dhe shtëpitë janë të zhytura nën ujë. Shtëpitë tashmë nën pushtetin e ujit, janë braktisur nga banorët, të cilët kanë lënë pas banesat e tyre të shkatërruara e ngritura me mund nga një jetë të tërë. Ndërkohë, qindra hektarë tokë janë dëmtuar nga uji.

KT/Shqiptarja.com