‘Shtëpia e Lirisë’, Anëtari i kryesisë së LSI-së: Asnjë bashkëpunim nuk është i përhershëm

10 Shkurt 2022, 07:14 | Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 07:14

Jakaj thotë se Partia Demokratike në 200 ka ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI-në. Ai i kujtoi edhe ‘favoret’ Lulzim Bashës, ku tha se në 2011 ai e fitoi Bashkinë e Tiranës falë votave që ka mbledhur LSI. Të njëjtën gjë, Jakaj thotë se LSI bëri edhe në zgjedhjet e 25 prillit ku bëri fushatë për të bërë Lulzim Bashën kryeministër.

“Koalicionet politike janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme. NE 2005 PD ka ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI që i ka hequr 18 mandate Nanos. Në 2009 kjo qeverisje nuk arriti të merrte mandatet. Në 2011 PD në shumë vende fitoi Bashkitë, i referohemi Bashkisë së Tiranës, me Bashën, falë diferencës së votave të LSI. Më 2021 më 25 prill LSI për shkak të përplasjeve dhe marrëveshjeve Rama-Basha, LSI doli vetëm por ka bërë fushatë me kandidat për kryeministër Lulzim Bashën”, u shpreh ai.

r.k./Shqiptarja.com