I pyetur lidhur me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” përballë PS dhe zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama me tone ironike u përgjigj se nuk sheh filxhan por dihet se çfarë do të ndodhë, duke nënkuptuar se Partia Socialiste do të jetë forca fituese në 6 bashkitë.
“Unë nuk shoh filxhan, por dihet se çfarë do të ndodhë. S’kemi parë gjë akoma mos u çudisni jeni të përgatitur se do të shihni shumë gjera interesante në forintin e ‘Shtëpisë së lirisë’.”, tha ai.