Shteti konfiskoi më pak se gjysmat e pronave që u vunë në sekuestro! 2011-2020, nga 840 sekuestro vetëm 331 konfiskime me vlerë 20.7 milionë euro

25 Shtator 2021, 12:24

Më pak se 50 % e pronave të konfiskuara për llogari të hetimeve pasurore kanë kaluar në pronësi të shtetit në një dekadë.

Sipas raportit të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara nga 54.2 milion që ka qenë vlera e pronave të sekuestruara në fund me konfiskim sipas vendimeve të gjykatave janë reduktuar në 20.7 milion euro.