Shtrëngim masash anti-COVID në prag të festave? Ministrja e Shëndetësisë: Situata po ndiqet! Vaksinimi, arma që kemi kundër këtij virusi

7 Dhjetor 2021, 13:52

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se situata po ndiqet në mënyrë dinamike. Ajo theksoi se ky është një vendim që do duhet të merret duke vlerësuar edhe indikatorët e tjerë të situatës së pandemisë në vendin tonë, teksa shtoi se duhet patur kujdes për marrjen e masave, duke rivlerësuar ato që janë në fuqi.