Shtrenjtohen drutë e zjarrit në Korçë, pensionistët: Kemi lënë mangët gjëra të tjera për të siguruar drutë

6 Shtator 2022, 20:09

Këtë vit çmimi i druve të zjarrit ka pësuar rritje. Qytetarët e Korçës thonë se nga 4500 lekë që e blinin një metër kub vitin e kaluar, tanimë çmimi pothuaj është dyfishuar. Më të vështirë e kanë pensionistët, të cilët thonë se do të gjejnë metoda alternative për ngrohje.