Shtyhet publikimi i të dhënave Cens-it! Spaho: Ka pretendime se jemi më pak se 1.7 mln banorë

27 Maj, 15:58

Rezultatet e Censit të Popullsisë dhe banesave do të publikohen më 28 qershor nga data 19 që ishte parashikuar. Opozita tha se të dhënat duhej të dilnin shpejt pasi u morën online, ndërsa akuzuan qeverinë se ka frikë nga realiteti dhe se po ndërhyn për të shtuar numrin e popullsisë.