Ka dështuar për të disatën herë seanca e parë në themel për një nga fraskionet e dosjes së ARRSH-së, me të pandehur Evis Berberin dhe mbi 20 personave të tjerë (Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Ervis Lami, Brunilda Buli, Genti Raça, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gezim Noni, Shkelqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa). Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Berberit, njëri prej të cilëve paraqiti raport mjekësor, ndërsa avokati tjetër Gentian Rumano nuk kishte motive të arsyeshme tha gjykata, duke e gjobitur me 500 mijë lekë të vjetra. Seanca e radhës u la më 1 prill. Ndaj të gjithë grupit janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim, “Korrupsoni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave", kryer në bashkëpunim.



















