Shtyrja e afateve të vettingut, Soreca: Votimi pro është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

7 Shkurt 2022, 12:06 | Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 12:06

Kur mbeten vetëm pak ditë nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut, dhe PD ende nuk ka një qëndrim për këtë çështjen, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar nga nga Korça përsëriti në lidhje me këtë. Soreca përsëriti thirrjen për votimin e zgjatjeve të afatve të vettingut, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Soreca tha se votimi për zgjatjen e vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

‘E dini që qëndrimi i BE është e qartë, në fakt që në nëntor zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe i vettingut është tejet i rëndëishëm për vendin. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen me dy vite, dhe është e rëndësihme që të sigurohen të njëjtat standarde për vettingun e gjyqtarëve. Votimi për zgjatjen e afateve të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.’- tha Soreca.

r.k./Shqiptarja.com