Shuhet plotësisht vatra e zjarrit në Parkun Natyror të Monellës në Kukës

13 Gusht, 13:11 | Përditesimi: 13 Gusht, 13:11

Sipas Drejtorisë së Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, vatra e zjarrit e rënë në zonën pyjore të Parkut Natyror të Monellës, në fshatin Shëmri, Njësia Administrative Malzi, është shuar plotësisht.

Me izolimin dhe shuarjen e plotë të kësaj vatre, qarku i Kukësit ka dalë nga harta e zjarreve aktive, bën të ditur Prefektura e Kukësit.

Për monitorimin deri në shuarjen e plotë, gjatë ditës së sotme u angazhuan pesë punonjës të Zonave të Mbrojtura Kukës.

Në Bashkitë Has dhe Tropojë aktualisht nuk ka situata zjarresh.

E.H/Shqiptarja.com