Shumica e të pavendosurve mbeten të tillë, vetëm 23% do të votonin në fund 3 partitë e mëdha

20 Prill 2021, 23:33 | Përditesimi i fundit: 2021-04-20 23:38:40

Një përqindje e konsiderueshme e votuesve shqiptarë ende nuk e kanë vendosur nëse do të shkojnë të votojnë më 25 prill, por Piepoli i ka pyetur që nëse në fund do të vendosnin të votonin për cilën forcë politike do të shprehnin besimin. 51% shprehen se janë të pa vendosur serish. 22% e tyre do ta fusnin fletën e bardhë në kuti ndërkohë që vetëm 23 përqind do të ndaheshin mes 3 forcave kryesore politike, respektivisht 13% për PS, 9% për PD dhe 1% për LSI.