Si u ekzekutua biznesmeni në Elbasan, 2 plumba e kapën në kokë! Ishte brenda në makinë

30 Nëntor, 22:12 | Përditesimi: 30 Nëntor, 22:12

Biznesmeni Mondi Mëhalla u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme brenda një mjeti pranë karburantit të tij në Elbasan. Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.

E.H/Shqiptarja.com