Sidi Hasanaj, bën me dije në 'Studio Live' se demokratët euro-atlantikë do bëjnë koalicion shumë shpejt me djathtas 1912 të Alibeajt dhe LZHK-në e Dashamir Shehit.
Sipas Hasanaj po bashkohen ato forca që nuk pranojnë diktatin e Berishës dhe politika po kalon drejt elitave të reja që janë përlyer në qeverisje.
'Po shkohet drejt disa opozitave poli centrike. Edhe partitë e reja janë të përçara. Demokratët euro atlantik mendoj se zyrtarizohet marrëveshja me Djathtas 1912 dhe me LZHK e Shehin. Do bëhet një pol që do mundohet të japë seriozitet. Do jetë një pol i disa figurave historike të djathta që kanë një 14-vjeçare beteje me PD-në e madhe. Nuk kanë pranuar diktatin e Berishës. E djathta nuk mund të jetë më me xhaketa të 1992. Që të çlirohet e djathta dhe të sjellë një ofertë perëndimore dhe europiane. Skakiera politike do bëhet e qartë. Ka një risi kjo fushatë. Nuk ka më disa parti majtas djathtas. Por ka një ndarje mes klasës së vjetër dhe të re politike.'





















