‘Siguria në plazhe prioritet’, Nano letër pushtetit lokal dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit: Nuk keni bërë detyrën

5 Gusht 2022, 18:17

Siguria në plazhe dhe jo vetëm është prioritet i të gjitha institucioneve të vendit tonë dhe për këtë të gjitha institucionet duhet të bëjnë detyrën e tyre, por në rastin që çoi në tragjedinë e Himarës ku një 7-vjeçare humbi jetën, duket se kjo punë nuk është bërë. Këtë ka nënvizuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano në një letër drejtuar Prefekturave, bashkive dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që nuk kanë bërë siç duhet detyrën, ashtu siç Report Tv ka raportuar më herët.