Silvio Gonzato: Reforma në drejtësi e pakthyeshme! Qeveria dhe institucionet të mbështesin SPAK

10 Maj, 11:19

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme tha ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato, ndërsa nënvizoi se SPAK duhet të mbështetet nga qeveria dhe institucionet. Në fjalën e tij të mbajtur në takimin që u zhvillua në kuadër të Ditës së Drejtësisë, Gonzato tha se reforma në drejtësi duhet çuar para dhe se BE mbështet këtë proces.