Situata kaotike në Lezhë/ Kryetarja e bashkisë Kurbin: Po ndërhyjmë me mjetet e bashkisë! Qytetarët: Ajo e ka fajin, 30 vite nuk ka pastruar kanalet

18 Nëntor, 11:35 | Përditesimi: 18 Nëntor, 11:35

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona të qarkut të Lezhës, ndërsa më e goditura rezulton të jetë zona e Zhejës në Kurbin. Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Raportohet se edhe një numër i konsiderueshëm automjetesh janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit.

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Mailinda Cara, ka deklaruar se mjetet dhe ekipet e bashkisë ndodhen aktualisht në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

r.k./Shqiptarja.com