Situata nga moti i keq, probleme me rrëshqitjen e gurëve në disa akse në Gjirokastër! Bllokohet rruga Kolonjë-Golem! Disa fshatra në Tepelenë e Memaliaj pa energji

29 Nëntor 2021, 09:26 | Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 18:16

Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës. Konkretisht gjatë natës ka dale nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar me skrep për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën dhe para pak situata është normalizuar. Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rena nga lartësitë si pasoje e shirave, kane krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.

KT/Shqiptarja.com