Situatë kritike, pas Leklit vatër e madhe zjarri edhe në fshatin Hormovë!

12 Gusht, 18:56 | Përditesimi: 12 Gusht, 18:56

Situatë kritike zjarresh edhe në qarkun e Gjirokastrës. Zona e Tepelenës është më e prekura nga vatrat e flakëve.

Pas Leklit flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë edhe zonën e Hormovës.

Gazetari i Report Tv, Pirro Nase informon se flakët ndodhen shumë pranë fshatit në masivin pyjor. Zjarri po djeg gjithçka dhe kërkohet ndërhyrja. Report Tv ka siguruar edhe pamjet.

r.k./Shqiptarja.com