S'ka ndryshim të kryesisë së PS/ Veliaj: Do ishte si të ndërronim kuajt në mes të betejës!

13 Tetor 2020, 21:50 | Përditesimi i fundit: 2020-10-13 22:20:00

Kryebashkiaku Erion Veliaj është ndalur të komentojë edhe vendimin në Asamblenë e PS-së, për të mos ndryshuar Kryesinë. Sipas tij, kjo do të ishte si të ndërroje "kuajt në mes të betejës". Për Veliaj, gara është shtrirë në rrafshe të tjera.

"Është si të ndërrosh kuajt në mes të betejës. Ne kemi vendosur që garën do e mbajmë pas 7 muajsh, ndërsa gara elektorale të ekipit ne kemi hapur garën. Kam folur me përfaqësues në emigracion, garë për ata që duan të kontribuojnë. Mëse do bëjmë edhe një garë për këtë, mendojmë që do ishte zhvendosje nga ajo që quhet gara reale, për mandatet e deputetëve apo dhe ato që duan të vijnë në parlament nga emigracioni", tha VeliaJ.