Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual rikthehet në detyrë! Nxënësit: Kemi frikë! Shkarkohet urgjent! Zyra Arsimore për Report Tv: S'kishim dijeni

27 Nëntor 2021, 15:19

Një skandal i vërtetë është evidentuar në një nga shkollat më të mira 9-vjeçare të qytetit të Beratit,në shkollën "22 Tetori". Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e "fizikës" dhe "informatikës" 62-vjeçari Ëngjëll Bregu,që rezulton të jetë dënuar për "pedolifi" dhe "ngacmim seksual" të fëmijëve në vitin 2003.Kanë qënë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shpehur këtë shqetësim për mediat,duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla,largim që i është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës,e cila u ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR. Vetë nxënësit e shkollës shprehen se,janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit,pasi-siç shprehet një vajzë-mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis. Nxënësit deklarojnë se, ai u jep fizikë dhe informatikë dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh.