Skandal në Kepin e Rodonit, nis prerja masive e pyjeve në territorin e administruar nga Kisha! Përfaqësues të Zonave të Mbrojtura: Jemi ankuar, por s'janë marrë masa

28 Janar 2022, 14:23

Skandal në Kepin e Rodonit!  Sipas banorëve të zonës ka filluar një prerje masive e pyjeve në territorin e administruar nga Kisha.

Prerja e pemëve siç duket edhe nga pamjet bëhet fare pranë kishës së Shna Ndur në Kepin e Rodonit nga njerëz që administrojnë këtë territor që kisha pretendon si të vetin.