Skandalet e FSHF, Braçe në Report Tv: Organizatë e përfshirë në krim! Sporti 'ka vdekur', s'ka më garë! Duka mbush avionin me politikanë për të parë ndeshjet e Kombëtares

27 Janar 2022, 18:13 | Përditesimi i fundit: 2022-01-27 19:47:21

Deputeti socialist Erion Braçe tha në një intervistë për Report Tv në "Studio Live" se FSHF nuk është më një federatë futbolli por një organizatë e përfshirë në krim. Braçe tha se nga pikëpamja morale FSHF ka degraduar ndërsa nga pikëpamja sportive ka vdekur.