Halit Valteri ka sqaruar se nuk ka marrë asnjë lekë nga Edi Rama apo nga “bosët” e inceneratorëve për të denoncuar në SPAK presidentin Ilir Metën lidhur me skandalin e lobimit nga gazeta e madhe austriake, "Kronen Zeitung". Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Valteri është shprehur se qëllimi i tij është që t’i shërbejë shqiptarëve duke kërkuar drejtësi për ata njerëz që kanë shfrytëzuar detyrën për t’u pasuruar.
“Që ta kuptojnë dhe këta politikanë si Meta që nuk janë sulme as nga paratë e Ramës apo inceneratorëve, nëse gjeni 10 lekë të reja që jam paguar largohem, dhe nuk dal më”, tha Valteri.