Skema e pensioneve gjithnjë e më e ‘kripur’, vitin e ardhshëm do të marrë 2 mld € shpenzime! Rritet deficiti, kontributet s’mjaftojnë

5 Shtator 2025, 15:20 | Përditesimi: 5 Shtator 2025, 15:20

Shpenzimet për skemën e pensioneve do të rriten edhe më shumë në 3 vitet e ardhshme, për këtë arsye do të shtohet edhe më shumë financimi nga buxheti i shtetit për të mbuluar deficitin. 2 miliardë euro do shpenzohen në vitin 2026 për pensionet, nga të cilat 38 milionë euro janë për bonusin e fundvitit.

r.k./Shqiptarja.com