Skualifikohen 181 garues për policë, nuk ishin të gjatë! 550 aplikantë kalojnë testin fizik për Akademinë e Sigurisë

28 Dhjetor 2021, 16:07 | Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 16:07

550 aplikantë për kursin e patrullës së përgjithshme kaluan me sukses testin fizik, ndërsa 181 të tjerë u skualifikuan. Pjesa më e madhe e skualifikimeve nuk plotësuan kriterin e gjatësisë, ndërsa 68 nuk arritën të kalojnë pragun e pikëve. Fazat e radhës janë intervista me gojë dhe testi psikologjik, për 500 vende vakante.

r.k./Shqiptarja.com