Sms me kriminelët në ‘Sky’ e ‘ECC’, sot afati i fundit i vetëdeklarimit të policëve! AMP verifikon përgjigjet në formular

5 Janar, 14:55

Mesnata e 5 janarit shënoi afatin e fundit në dispozicion të punonjësve të policisë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit nëse kanë përdorur platforma të koduara për komunikim me anëtarët e grupeve kriminale. Ata që kanë pranuar ose që zbulohen i pret përjashtimi dhe hetimi penal ndërsa formularët do verifikohen në dy faza.