Socialistët 67 emra për presidentin e ri! Përfundon takimi Balla-Mediu, PS: U ra dakord shtyrja e Konferencës së kryetarëve në 4 ose 5 maj

20 Prill 2022, 17:36 | Përditesimi: 20 Prill 2022, 17:36

Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët në fazën e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndonëse vetëm sa i përket aspekteve proceduriale. Me kërkesë të opozitës, nga Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, 2 kryetarëve të grupeve parlamentare,  u ra dakord që mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve të mblidhet rreth datës 4 ose 6 maj, e jo 29 prill siç e kishin planifikuar më herët socialistët.

    Sh.Sh/Shqiptarja.com