Sondazhi i dytë i Piepolit/ Vota sot PS 48-52 %, PD 31-35 % LSI 4-8%. Ja mandatet e Tiranës

28 Janar 2021, 08:47

Emisioni Repolitix trajtoi sondazhin e dytë të institutit prestigjioz italian Piepoli për zgjedhjet politike të 25 prillit. Nëse shqiptarët do të shkonin sot të votonin rreth 48- 52% e tyre do të zgjidhnin Partinë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike dhe LSI bashkë do të merrnin 35 deri në 43 % të votave. Më konkretisht PD 31 deri në 35 % ndërsa LSI 4 deri në 8%. I ftuari special nga Milano zv/ presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto ndërsa në studio analistët Shpëtim Nazarko , ilir Kalemaj, Plator Nesturi dhe politikani Pano Soko. #repolitix #denisminga #reportTV Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv