BE do të vijojë të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Kështu bëri me dije Ambasadori i Be, Luigi Soreca në një deklaratë gjatë një aktiviteti të Këshillit të Larte Gjyqësor.
Soreca tha se konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë për politikën në vendin tonë dhe se një drejtësi e pavarur është kusht thelbësor për integrimin në BE. Po ashtu Soreca theksoi se duhet të zgjaten afatet për organet e vetingut dhe se Kuvendi duhet të nisë konsultimet me të gjithë aktorët















