Sot 100 ditë nga 'ultimatumi' i Ramës, 'ethe' në Policinë e Shtetit, pritet raporti i Gledis Nanos! Eksperti Rexhepi në Report Tv: Asnjë reflektim, puna para është e vështirë

15 Tetor 2021, 15:46 | Përditesimi: 15 Tetor 2021, 15:46

Një javë para 100 ditëshit të Ramës, Gledis Nano mori detyrën Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në vend të Ardi Veliut. Sot në afatin e fundit, Nano ende nuk ka një raport për gjendjen në polici, mbi të cilin do të mbështesë atë që mund të cilësohet një fazë e re për uniformat blu.

Nga 12 qarqet, kryepolici i ri, ka takuar vetëm vartësit e tij në Tiranë, pavarësisht se përgjatë 100 ditëve, policia ka qenë nën ethet e vëzhgimit dhe rezultateve. Por, si i shohin ekspertët afate të tilla? Artan Rexhepi, kriminalist, liston disa ngjarje përmes së cilave sipas tij tregohet se objektivat nuk u arritën

KT/Shqiptarja.com