Sot 111 vjet shtet i pavarur, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë! Rama: Gëzuar! Kurti: Na bashkon gjuha e kultura

28 Nëntor 2023, 15:45

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë. Një ceremoni shtetërore në Vlorë, bashkoi kryeministrin Rama e Albin Kurtin, të cilët lanë pas dallimet politike e shtrënguan duart. Qytetarë të shumtë, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, iu bashkuan festimeve në qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin.