Sot 8 Dhjetori, 31 vjet nga Lëvizja Studentore, që solli demokracinë dhe shembi komunizmin! Urojnë Rama, Meta dhe Basha! SHBA: Krah jush

8 Dhjetor 2021, 10:29

Sot shënohen 31 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990, që shënjuan për herë të parë tronditjen e regjimit komunist.  Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga 'Qyteti Studenti' drejt  qendrës së Tiranës.

Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.