Sot mblidhet 'Open Balkan' në Beograd, pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve! Mbahet Panairi i parë kulturor

1 Shtator 2022, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2022-09-01 16:12:39

‘Open Balkan’ do të nisë sot me Beograd, ku pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Kjo do të zhbllokojë plotësisht tregtinë mes shteteve të ballkanit, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin.